Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se sot ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin B.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Prokuroria në këtë qytet bën me dije se ndaj të dyshuarit B.R., prokurori i rastit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit./klankosova.tv/.