Në veri të Kosovës arrestohet një i dyshuar për posedim të narkotikëve

Prishtinë | 22 Dhj 2021 | 18:54 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Njësia Mitrovicë Veri, pas pranimit të një informate në rrugë operative, se një i dyshuar posedon substanca narkotike, hetuesit policor kanë filluar veprimet në gjetjen, lokalizimin dhe identifikimin e personit të dyshuar.

Hetuesit policorë kanë arritur të lokalizojnë vendbanimin e të dyshuarit në Leshak të Leposavicit. Më pas policia ka kërkuar nga organet e drejtësisë urdhër për kontroll të banesës, pas pranimit të urdhrit policia ka kontrolluar banesën e të dyshuarit. Aty policia ka gjetur dhe konfiskuar: katër paketime me substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë të përgjithshme 1287 (njëmijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë) gr, dhe sekuestruar 1200 (njëmijë e dyqind) euro, 12 000 (dymbëdhjetë mijë) dinarë (monedhë e  Serbisë) dhe dy telefona.

Ndaj të dyshuarit M.V., (viti i lindjes 1986, me shtetësi të Serbisë dhe Holandës), iniciohet rasti‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, në prezencë të avokatit, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Hetimet e rastit vazhdohen të hetohen nga Njësia e DHTN-së Mitrovicë Veri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme