Siç bën me shumë futbollistë, dita më në fund erdhi kur klubi i Anatole Ngamukolit i tha sulmuesit se është koha që të lëvizë, raporton AP.
Duke u përgatitur për stinorin e ri në ligën franceze, Reims kishte vendosur se më nuk ka nevojë për lojtarin që e ndihmoi të ngjitej nga rangu i dytë. Ai kishte mbushur 30 vjet disa muaj më vonë dhe nuk po shënonte shumë gola.
Klubi në verilindje të Francës donte të shkëpuste kontratën me të.
Mirëpo, Ngamukol kishte plane të tjera. Pa një ofertë atraktive nga skuadrat e tjera, me familjen që kishte për të ushqyer dhe me një fëmijë në pritje, lojtari që më herët kishte luajtur në Spanjë dhe Zvicër, vendosi të qëndronte te Reims deri në fund të kontratës që ishte edhe një vit.
Dhe atëherë gjërat u bënë të shëmtuara, siç thotë Ngamukol.
Në vend se skuadra të lërë atë të tentojë të fitojë vendin në përbërje të parë, u kujdes që gjërat të vështirësohen duke e dërguar të stërviste me skuadrën rezervë.