Ndërmarrja Publike “Termokos” njofton qytetarët se këtë fundjavë, më 13 dhe 14 maj 2023, për shkak të punimeve, që do të zhvillohen për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes, do të mbyllet për qarkullim rruga “Ukshin Hoti”, përkatësisht kryqëzimi i saj me rrugët “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj”.
“Të vetëdijshëm për pengesat në lëvizjen e lirë, që mund të shkaktohen gjatë këtyre dy ditëve, kërkojmë mirëkuptimin e bashkëqytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e “Termokosit”.
Aktualisht, “Termokos” është duke punuar në pesë projekte për zgjerim të ngrohjes.
Ndërsa dy javë më parë ka përfunduar sezoni i ngrohjes 2022/2023.