Organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës Komuna e Fushë- Kosovës, Policia e Kosovës, Shkolla e Mesme ‘Hivzi Sylejmani’ dhe qytetarët sot në Fushë-Kosove, konkretisht në rrugën ‘Dardania’, është organizuar ‘Java e evropiane e lëvizshmërisë në Republikën e Kosovës’, në kuadër të së cilës u shënua Dita Botërore pa Makina me moton ‘EC ME NE’.
Me pjesëmarrje të çiklistëve amatorë, por edhe aktiv, nxënësve të shkollës së mesme ky aktivitet u zhvillua nga ndërtesa e institucionit parashkollor ‘Gëzimi Ynë’ duke vazhduar në rrugën ‘Dardania’ deri në përfundim të kësaj rrugës në afërsi të Kompanisë Kastrati dhe anasjelltas.
Ky defile filloi në ora 10 vazhdoi me disa xhiro për të përfunduar në ora 11 aty ku filloi ky aktivitet.
Po ashtu gjatë kësaj dite u njoftuan pjesëmarrësit dhe qytetarët tanë për fillimin e përgatitjes së Planit Komunal për Mobilitet të Komunës së Fushë-Kosovës.
Ne si Komunë nga ky vit jemi pjesë e organizatës Europian mobility week dhe në vitet vijuese do të jemi organizues të aktiviteteve të tilla që kanë qëllim zvogëlim të mjeteve transportuese të cilat emitojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe një përpjekje për të kontribuar në zvogëlim të ndotjes së ajrit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.