Në Spitalin e Gjakovës “Isa Grezda” këtë vit kanë ardhur në jetë 1955 fëmijë nga një janari deri më 23 dhjetor.
Komuna e Gjakovës ka publikuar emrat më të preferuar të prindërve që ua kanë vendosur fëmijëve. Emrat e gjinisë femërore që u veçuan këtë vit ishin: Oneda, Perla, Tuana, Erla, Reina, Luna e Rena.
Ndërkaq, nga gjinia mashkullore më shumë këtë vit ishin: Diar, Keid-Yll, Ezan, Riad, Tian, Roel, Troi.
E vit i mbarë duket të ketë qenë edhe për çiftet e reja, të cilët dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë. Nga 1 Janari deri më 23 Dhjetor janë kurorëzuar 411 çifte.