Në bazë të numërimit të votave të deri tanishme nga KQZ-ja, në Komunën e Gjakovës është duke prirë koalicioni PDK-AAK-NISMA.
Në këtë komunë deri më tani ky koalicion ka arritur të mbledh 52.54 për qind, apo 1 232 vota të numëruara deri më tani.
E dyta del të jetë koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25.80 për qind apo me gjithsej 605 vota të numëruara deri më tani.
Në vendin e tretë në bazë të numërimit të votave të deri tanishme është Lëvizja Vetëvendosje me 14.37 për qind apo 337 vota gjithsej.