Në Gjakovë prin Ardian Gjini, jo Mimoza Kusari

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 01:19 | Nga

Pas numërimit të 90,28 për qind të vendvotimeve nga KQZ-ja, në Komunën e Gjakovës prin Ardian Gjini i AAK-së me 40,36%. Ndërsa e dyta është Mimoza Kusari-Lila me 31,82 %.

Rezultatet e KQZ-së “përmbysin” exit-pollet të cilat e nxirrnin Kusarin të parë. Madje, ish-kryetarja e Gjakovës kishte deklaruar se po pret të fitojë pa balotazh.

Driton Çaushi i Lëvizjes Vetëvendosje ka 12,53%, Ramadan Hoti PDK 8,28%. Bekim Ermeni i LDK-së ka 3,64%, Fazli Hoxha i Nismës ka 2,32%, Edmond Dushi i AKR-së 1,06%.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme