Në Gjilan 292 qytetarë në pritje të rezultatit për Covid-19

Gjilan | 02 Nën 2020 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka bërë të ditur se kjo komunë po i pret rezultatet e 292 mostrave, të cilët janë testuar ditë më parë për COVID.

Pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ismajli ka apeluar qytetarët që ta rrisin kujdesin, pas shtimit të rasteve të reja.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan sa i përket përballjes me pandeminë COVID-19 është si vijon: 1388 të infektuar në total, 1136 të shëruar, 48 të vdekur, 202 raste aktive dhe 292 mostra në pritje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme