Në Gjilan aktualisht 101 qytetarë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm

Gjilan | 12 Pri 2021 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Aktualisht 101 qytetarë të Gjilanit janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm,  76 prej të cilëve me oksigjeno-terapi​, derisa 748 raste janë aktive.

Kjo u bë e ditur  nga nënkryetari I Gjilanit, Arbër Ismajli gjatë takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në këtë qytet.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në këtë qytet janë regjistruar 5 mijë e 729 pozitive me virusin korona, 4 mijë e 848 janë shëruar, 123 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme