Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me USAID-in dhe organizatën “Help” të hënën kanë ndarë certifikatat për 50 të rinj, të cilët kanë ndjekur trajnimin për shkathtësi biznesi, i cili projekt është financuar nga programi “Ta zhvillojmë Kosovën” që financohet nga USAID-i dhe që është implementuar nga organizata “Help”.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se projekti parasheh përgatitjen e të rinjve për të qenë të gatshëm në të bërit biznes dhe njëkohësisht që të aplikojnë dhe jenë përfitues të programeve të ndryshme që ndahen nga organizata dhe donatorë.