Dega e Alternativës në Gjilan ka kaluar në Nismën Socialdemokrate.
Kryetari i degës së Alternativës, Alfred Halili me gjithë strukturat e kësaj partie në Gjilan janë shkrirë në subjektin politik NISMA Socialdemokrate.
Kjo ka ndodhur sot, në praninë e sekretarit të përgjithshëm të Nismës, Bilall Sherifi, ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala dhe Valdete Bajrami ndër themelueset e para të kësaj partie, njëherit drejtuese e Forumit të Gruas së Nismës.
Nismës Socialdemokrate së fundmi i janë bashkuar personalitete të shumta, të cilët po gjejnë hapësirën e nevojshme për të dhënë kontributin e tyre profesional e politik, njofton Nisma