Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri bashkë me nënkryetarin Arbër Ismajli, kanë pritur në takim përfaqësues të shoqatës së transportit të udhëtarëve “Anamorava”, të cilët përfaqësoheshin nga kryetari i saj, Rexhep Sejdiu.
Në këtë takim u konfirmua se Komuna e Gjilanit bashkë me ndërmarrjen Stacioni i Autobusëve dhe operatorët, janë të gatshëm për të filluar me operimin e transportit ndër-urban.
Haziri, pohoi se janë në pritje të subvencionimit nga ana e Qeverisë për kompanitë e transportit të udhëtarëve, pasi sipas tij, ata po përballen me vështirësi në operim.