Në Gjilan mbahet tryezë “Promovimi dhe fuqizimi i shërbimeve sociale në Komuna”

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 14:52 | Nga

Në organizim të Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Komisionit Komunal për Riatdhesim dhe me mbështetje të GiZ-it, është mbajtur sot tryezë për t’i informuar të riatdhesuarit dhe të gjithë personat e kthyer nga shtete të jashtme, të cilët për shkak të statusit të tyre ilegal në vende të ndryshme lidhur me procedurat e aplikimit, ndryshimet e rregullores dhe pakot mbështetëse për të riatdhesuarit.

Në këtë tryezë u tha se të gjithë ata persona të cilët e kanë lëshuar Republikën e Kosovës deri kanë fundi i vitit 2010, në momentin e kthimit në Kosovë dhe pas aplikimit për riatdhesim mund të jenë përfitues potencial në pakon mbështetëse që e ndan shteti.

Debati në këtë tryezë është lëshuar kryesisht në rrafshin e bashkbisedimit dhe nevojës së madhe për punësim, mirëqenie sociale, shëndetësore, mbështetje për integrim në jetën shoqërore etj.

Prezantimet para të pranishmëve janë bërë kryesisht për informimin më të madh sa i përket procedurave, kritereve, rregullores së re, formave të mbështetjes dhe detaje të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme