Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka njoftuar se së bashku me koordinatorin e ekipit Selami Xhemajli janë takuar me përfaqësuesit e Komisionit Komunal për Emergjenca, Policinë, Shëndetësinë Primare, IKSHPK-në dhe Spitalin Regjional.
Sipas Ismajlit nga informatat e fundit, në Komunën e Gjilanit nuk ka raste të dyshuara me koronavirus.
“Sot, bashkë me z. Selami Xhemajli, koordinator i ekipit, ishim në takim me përfaqësuesit e Komisionit Komunal për Emergjenca, Policinë e Kosovës, Shëndetësinë primare, Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Spitalin Regjional. Nga informatat e fundit na është konfirmuar gjendje e qetë, pa raste të dyshuara për koronavirus në Komunën e Gjilanit. Konfirmojë se rekomandimet e dala nga institucionet komunale, janë duke u përmbajtur në mënyrë perfekte nga qytetarët”, ka thënë nënkryetari i komunës së Gjilanit.
Postimi i plotë:
Miq të nderuar,
Sot, bashkë me z. Selami Xhemajli, koordinator i ekipit, ishim në takim me përfaqësuesit e Komisionit Komunal për Emergjenca, Policinë e Kosovës, Shëndetësinë primare, Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Spitalin Regjional. Nga informatat e fundit na është konfirmuar gjendje e qetë, pa raste të dyshuara për koronavirus në Komunën e Gjilanit. Konfirmojë se rekomandimet e dala nga institucionet komunale, janë duke u përmbajtur në mënyrë perfekte nga qytetarët.
Të gjithë qytetarët të cilët kanë simptomat e dyshuara me këtë virus, menjëherë të lajmërojnë ekipet mjekësore të shëndetësisë primare dhe të respektohet metoda e vetizolimit, pasi që është mënyra më e mirë për tejkalim të kësaj situate dhe mospërhapje të këtij virusi. Kemi ngritur Qendrën e Komisionit emergjent të Gjilanit, e cila është në konviktin e shkollave të mesme, ku prej aty po menaxhohet kjo situatë.
Gjithashtu, u bëjë thirrje qytetarëve për përdorimin e vazhdueshëm të dorëzave, maskave, dezinfektuesve dhe ngritjen e higjienës në nivelin maksimal, në mënyrë që të tejkalohet kjo gjendje emergjente.
Mos lëvizni nga shtëpia pa nevojë
Hapni dritaret sa të mundeni!
Ruajuni nga informacioni i rremë!
Mos keni frikë, por bëni shumë kujdes!
Për çdo shenjë merr numrat në dispozicion: 112, 192, 193 dhe 194.