Në Klinikën e Gjinekologjisë po trajtohen gjashtë paciente të infektuara me Coronavirus, tri prej tyre janë lehona, ndërsa tri të tjera shtatzëna.
Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Jakup Ismajli në një intervistë për Ekonomia Online ka konfirmuar se gjendja e të infektuarve dh foshnjave të tyre është stabile.
“Për momentin kemi 6 pacientë në repartin e konzervativës i cili është i dedikuar për Covid-19, tri prej tyre janë lehona të cilat e kanë kryer lindjen dhe janë lindje të parakohshme”.
“Foshnjat e tyre janë në Klinikën e Neantologjisë kurse tri të tjera shtatzëna janë duke u përcjell dhe gjendja e tyre është stabile”, shtoi Ismajli.
Ismajli theksoi se të gjitha lindje që janë kryer në këtë Klinikën janë zhvilluar pa asnjë problem dhe se të gjithë të porsalindurit kanë rezultuar negativ.
“Me të gjitha këto lindje që janë përfunduar nuk kemi pasur asnjë problem dhe çka është e mira të gjitha bebet janë testuar me Coronavirus dhe kanë rezultuar negativ”.
“Kanë qenë dy foshnje me Coronavirus që kanë ardhur nga tereni”, përfundoi Ismajli.