Përkëdhelja ulë dhimbjet tek foshnjat

Prishtinë | 23 Gus 2023 | 22:14 | Nga Ekonomia Online

Përkëdhelja e lehtë e foshnjave ulë aktivitetin në trurin e tyre që lidhet me eksperienca të dhimbshme, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.

Hulumtuesit nga Universiteti Oxford dhe Liverpool John Moores, kanë monitoruar aktivitetin e trurit të 32 foshnjave përderisa ishin duke bërë testimet e gjakut.

Gjysma prej tyre ishin përkëdhelur gjatë këtij procesi dhe kanë treguar rreth 40% me pak aktivitet të dhimbjes në tru.

Studimi ka gjetur se shpejtësia optimale e përkëdheljeve që ju lirojnë nga dhimbjet ishte rreth 3cm për sekondë.

Kjo shpejtësi aktivizon një klasë të neuroneve të ndjesisë në lëkurë që quhen C-tactile afferents, të cilat më parë kanë treguar se ulin dhimbjen tek të rriturit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme