Foshnja e parë për vitin 2021 është vajzë, Krasniqi falënderon stafin për punën

Prishtinë | 01 Jan 2021 | 00:42 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ka lindur fëmija i parë për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

Një nënë nga Ferizaj ka sjellë në jetë një vajzë me peshë 3 400 gramë dhe gjatësi 52 centimetra.

U.d i drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se gjendja e foshnjës dhe nënës është e mirë.

Ai ka falënderuar stafin për punën e palodhshme.

Kurse Igballe Gërbeshi, mjeke specialiste kujdestare, tha se gjatë vitit 2020 kanë lindur  8 700. Ajo ka sqaruar se 46 nëna kanë qenë të infektuara me Covid.

Të ngjashme