Nën patronazhin e kryetarit të Komunës të Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, sot është zhvilluar Turneu Ndërkombëtar i Mundjes “Trofeu i Paqes”, organizuar nga Klubi i Mundjes “Dardania” nga Hani i Elezit.
Në këtë turne morën pjesë 45 mundës, meshkuj dhe femra, nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Mundësi më i mirë i turneut u shpall Fatlum Braka dhe mundësja më e mirë e turneut u shpall Flutra Zeneli nga Kosova, kurse mundësi më i mirë nga jashtë u shpall Arben Sejdi nga Maqedonia e Veriut.
“Kisha nderin të isha pjesë e Turneut Ndërkombëtar të Mundjes “Trofeu i Paqes”, organizuar nga Klubi i Mundjes “Dardania” nga Hani i Elezit”, ka shkruar Ballazhi, në faqen e ti të Facebookut.
“Turneu u organizua për grupmoshat pioner/e, kadet/e dhe U-18, ku morën pjesë 45 mundës/e nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut”.
“Të gjithë garuesit dhe garueset kishin nivel të lartë profesional në sportin e mundjes, të cilët pa dyshim janë ndër ambasadorët më të mirë të vendit që ata përfaqësojnë”, ka deklaruar kryetari Ballazhi.
“Urime e suksese të gjithë garuesve!”, ka përfunduar kryetari i Komunës së Hani të Elezit.