Në Indi, më shumë se 7 milionë raste me COVID-19

Prishtinë | 11 Tet 2020 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Rastet me Coronavirus në Indi kanë kaluar shifrën e shtatë milionëshit, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 74 mijë e 383 raste të reja, sipas të dhënave të publikuara të dielën.

Në 24 orët e fundit vdiqën edhe 918 persona nga COVID-19 duke e çuar totalin në 108 mijë e 334.

Për 13 ditë në Indi janë shtuar një milion raste pozitive me COVID-19.

Veç Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë më shumë raste. Teksa India ka 7 milionë e 50 mijë, në SHBA janë 7.7 milionë raste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme