Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë të hospitalizuar gjithsej 58 raste.
Prej tyre, të diagnostikuar me Covid-19, janë gjithsej 48 raste.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:
35 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në mjekimin intensiv ndodhet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sot, do të lirohen nga klinika 6 raste të shëruar nga infeksioni me Covid -19.