Në Infektive po trajtohen 85 raste me Coronavirus, gjashtë në gjendje kritike

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Klinika Infektive njofton se në Kosovë janë 85 raste me koronavirus, ndërkaq, të shtirë në klinikë sot janë 100 persona.

Sipas Infektives, 42 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, e në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste në gjendje kritike.

“Sot nga klinika do të lirohen 8 raste të shëruara nga infeksioni me Covid-19 si dhe 2 raste ende pozitive, por në gjendje stabile”, thuhet në njoftim.

Në njësinë intensive tek objekti i Mjekësisë Sportive janë 3 pacientë, 1 i intibuar dhe 2 me CPAP.

Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 22 raste të dyshuara me Covid-19 dhe 4 raste me Covid-19 pozitiv që pritet të transferohen në Klinikën Infektive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme