Në Infektivë tre pacientë në gjendje të rëndë, tre të tjerë lirohen në shtëpi

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën Infektive të QKUK-së sot gjenden shtatë pacientë të infektuar me Covid-19.

Nga shtatë pacientët e infektuar me Covid-19:

4 raste janë në gjendje stabile

3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive (2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv).

Sot lirohen nga klinika tre pacientë në gjendje të mirë shëndetësore për vetizolim në shtëpi, ndërsa vazhdon trajtimi i një pacienti i cili ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme