Në intervistën për kryeprokuror, Armend Hamiti pyetet për lidhjet e tij me të dënuarin për krime të shumta

Prishtinë | 19 Mar 2022 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Krimeve të Rënda, Armend Hamiti, dje gjatë intervistës së realizuar në garën për kryeprokuror të shtetit është pyetur edhe për lidhjet e tij me të dënuarin për krime të shumta Shaban Kilajn, lidhje këto për të cilat mediet kanë raportuar këtë javë.

Sipas Hamitit artikulli i publikuar nga Paparaci, në të cilin paraqiten dëshmi të takimeve të tij me Kilajn të dënuarit për kontrabandim, falsifikim e kërcënim, është artikull i sponsorizuar.

“Ndonjë grup te interesit ja kam prish ndonjë interes, por kjo nuk ndikon tek unë”, ka thënë ai.

Tutje Hamiti ka paralajmëruar se do të marrë masa juridike ndaj mediave që sipas tij “kanë shpifur” kundrejt tij.

Armend Hamiti ka komentuar edhe faktin se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, e ka përkrahur atë në garën e tij për kryeprokuror të shtetit.

Sipas tij këto raportime nuk janë të vërteta, ndërkohë që duke folur për këtë ai ka shtuar se një kohë për të “kanë thanë që kam lidhje edhe me LDK-në”.

Të ngjashme