Dhoma e Tregtisë Amerikane në Kosovë, në kuadër të “Javës së Ndërmarrësisë” ka organizuar disa aktivitete me qëllim të ngritjes së vetëdijes sipërmarrëse, raporton Ekonomia Online.
Agon Avdimetaj themelues i kompanisë “Zombisoup”, thotë që gjatë gjithë kohës kemi punuar dhe zhvillu diçka që të ketë më shumë impakt.
“Në ketë industri kemi zhvilluar shumë softëera ku kemi punuar nëpër spitale ku kemi zhvilluar edhe disa lonja. Gjatë gjithë kohës kemi punuar dhe zhvillu diçka që të ketë më shumë impakt kemi dashtë me u fokusuar më shumë se teknologjia”.
“Shumë herë kemi dështuar në krijimin e lojërave por asnjëherë s’jemi ndal sepse i kemi studiuar këto dhe nuk jemi ndal me aq”.
“Ne jemi duke bashkëpunuar me disa Universitete dhe jemi duke bërë një pilot program për ruajtjen e të dhënave. Të gjithë userat teknikisht ruhet në data baza të ndryshme, tha Abdimetaj
Themelues i kompanisë “Formon”, Rron Cena thotë që arsyeja që ka filluar me këtë produkt ka qenë se tregu ka pas nevojë.
“Ne përsipër kemi zhvillimin e pllakave elektronik dhe zhvillimin e softverit. Arsyeja pse kemi filluar me produkt është sepse çdo ndërrmarës hyn në një hapësirë ku ka mungesë në treg. Jeta e kompanisë nuk varet prej një produkti por si zhvillohet produkti”.
“Qëllimi ynë nuk është veç me ndërtuar biznesin. Probleme financiare kemi me pas gjithmonë dhe shtyllat kryesore për më formuar një kompani duhet me pas një ekip dhe duhet me qenë në gjendje me pranuar shumë dështime, tha Cena.