Edhe në disiplinën e kartingut janë mbajtur dy garat e fundit për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në auto sport.
Me moton “Breast Cancer Awereness”, në parkingun jugor të Prishtina Mall, kanë garuar numër i madh i të rinjve në grup-mosha të ndryshme, të cilët përfaqësuan auto klubet e regjistruara në FASK dhe biznese të ndryshme.
Në dy garat e sotme, në konkurrencën e klubeve të regjistruara në FASK, tek femrat më e mira ishte Rea Gashi, e pasuar nga Alea Rada dhe Blenda Smajli, renditje kjo e njëjtë për dy garat.
Tek meshkujt, në garën e parë për sot (e katërta sivjet), në tri pozitat e para u renditën: Gëzim Hoti, Varis Hoti dhe Doan Karabeg, ndërsa në garën e dytë, i pari doli Varis Hoti, pas të cilit u renditën: Doan Karabeg dhe Gëzim Hoti.
Në konkurrencën e bizneseve tek meshkujt më i miri ishte Dren Lushtaku, ndërsa te femrat Nida Pacolli.