Qytetarët e besimit katolik sonte festojnë Krishtlindjen.
Në Kosovë, mesha solemne ka nisur në mesnatë në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë. Në meshë po marrin pjesë dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett; ish-presidentja Atifete Jahjaga e personalitete të tjera.
Mesha udhëhiqet nga ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji.
Para meshës, pati një koncert klasik si dhe disa poezi të lexuara nga aktorja Arta Dobroshi.