Përpjekjet për kërkimin dhe shpëtimin e personave të zhdukur pas tornadove po vazhdojnë në Kentucky.
Guvernatori i këtij shteti, Andy Beshear, tha të hënën se të paktën 109 persona vazhdojnë të figurojnë si të zhdukur dhe më shumë vdekje mund të konfirmohen së shpejti.
Ai ka konfirmuar se tornadot që goditën këtë shtet gjatë vikendit kanë lënë të vdekur të paktën 74 persona.
Viktimat ishin të moshave të ndryshme – nga pesëmuajsh deri në 86 vjeccar – dhe vinin nga të paktën tetë shtete të ndryshme, me 18 viktima ende të paidentifikuara.