Ndalohet në Berat 44-vjecari i kërkuar nga drejtësia italiane për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë i mundur arrestimi i 44 – vjecarit Gazmir Polovina, me qëllim ekstradimi në shtetit fqinj, Itali.
Gjykata e Milanos në Itali në Mars të vitit 2013 e ka dënuar me 15 vite burg, 44- vjecarin për kryerjen e veprave penale “Organizat Kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës. 44-vjecari njihej edhe me emrin Gazmend Polovina ose Julian Bebri.