Arrestohet në Fier 44 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Një 44-vjeçar banues në Fier është vënë në prangat e policisë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I arrestuari është Mikel Rama  dhe akuzohet nga drejtësia Italianë për kryerjen e veprës penale “Organizata krimininale për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i 44-vjeçarit është bërë falë një operacioni të mirë organizuar të Policisë dhe Interpol Tiranës.

Sipas mediave Italiane Mikel Rama së bashku me Besnik Ukan në vitin 2009 akuzohet se kishte importuar dhe ishte pjesë e një grupi që trafikonin Heroinë dhe Kokainë. Heroina sipas autoriteteve italiane vinte nga Ballkani ndërsa kokaina importohej nga kanalet e Evropës Veriore, në veçanti nga Holanda. Në atë kohë ndaj këtij grupi u lëshuan 16 urdhër arreste pasi u sekuestruan 19 kg heroinë dhe 4 kg kokainë.

Grupi ishte i mirë organizuar, ata kishin tregtarë dhe shpërndarës të vegjël që shpërndanin mallra në treg. Sipas mediave italiane droga do të shpërndahej për konsum në zonën e Lombardisë dhe Toscanës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme