KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak që ka rrjedhur uji në gypin e Badocit në rrugën ” Shaqir Igrishta”, mund të mbesin pa ujë të pijshën disa objekte të zonës së Matit 1, Bregut të Diellit e rrugës “Muharrem Fejza”.
Tani për tani në këtë lagje ka ujë, por që thuhet se gjatë intervenimit mund të ndërprehet furnizimi.
Njoftimi i plotë:
Si shkak i një rrjedhje uji në gypin e Badocit me diametër fi 630 mm, në rrugën ” Shaqir Igrishta” , ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë të detyruar të intervenojnë për të sanuar atë dhe janë në vendin e ngjarjes.