Në Kinë janë zbuluar mbetjet më të vjetra në botë të fosileve të kafshëve.
Gjurmët më të vjetra janë zbuluar gjatë gërmimeve që kryen shkencëtarët e Institutit të Gjeologjisë dhe Paleontologjisë në Nanjing dhe atyre të Universitetit amerikan të Virxhinias.
Hulumtimet e ekipit të ekspertëve janë kryer në tre zona pranë lumit Yangtze.
Supozohet se gjurmët në dy linja paralele i përkasin kohës mes 541-551 milionë vjet më parë.
Shkencëtarët supozojnë se gjurmët mund t’i përkasin paraardhësve të artropodëve ose krimbave.
Të dhënat u publikuan në gazetën “Sceince Advance”.