Në komunën e Pejës 110 blegtorë pajisen me makina mjelëse

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 08:39 | Nga

Dhjetëra blegtorë, të martën ishin tubuar rreth një kamioni të mbushur me makina mjelëse në Pejë. Ata kishin shkuar të merrnin makinat mjelëse, që po ua shpërndante Komuna përfituesve të tyre, për të cilat ajo nuk i kishte paguar vetë të gjitha mjetet.

Alban Bushati zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë së Pejës, ka treguar se janë 110 makina mjelëse që kishin nisur t’u shpërndaheshin blegtorëve përfitues nga Komuna e Pejës, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Janë përfitues që kanë qenë me kërkesa nga viti i kaluar, pasi vjet kemi pasur shumë kërkesa për makina mjelëse, me të cilat vjet nuk kemi mundur t’i pajisnim dhe tashti po i shpërndajmë. Me këto që tashti po i shpërndajmë realizohen të gjitha kërkesat e fermerëve në tre vjetët e fundit për makina mjelëse”, thotë Bushati.

Çmimi për një makinë mjelëse, më të cilin i ka furnizuar operatori fitues i këtij tenderi, ka qenë 225 euro. Mirëpo, jo tërë çmimin e ka paguar Komuna vetë. Komuna ka paguar 70 për qind të çmimit, kurse përfituesi i makinës mjelëse 30 për qind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme