ë kryeqytetin e Sllovakisë, në Bratisllavë, është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Kongresi i 42-të i zakonshëm, në të cilën mori pjesë edhe delegacioni i FFK-së, i prirë nga Kryetari Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi dhe Sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu.
Delegatët e Kongresit fillimisht mbajtën një minutë heshtje në nderim të njerëzve të futbollit që ndërruan jetë ndërmjet dy kongreseve e në mesin e tyre ishte edhe emri i ish anëtarit të Komitetit Ekzekutiv, Agim Maloku, dhe të tjerëve të cilët u patën nderuar nga FFK-ja, raporton Sporti në KTV.
Delegatët e federatave e miratuan raportin e Presidentit të UEFA-s, planin financiar dhe raportin financiar.
Të dielën, Komiteti Ekzekutiv, i kryesuar nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka miratuar ciklin e pestë të programit të ndihmës së UEFA HatTrick, në favor të 55 federatave, që do të funksionojë nga viti 2020 deri në vitin 2024.
Ky është program i nisur nga viti 2004, dhe financohet nga të ardhurat e Kampionatit Evropian dhe është një nga iniciativat më të mëdha të solidaritetit dhe zhvillimit nga një trup sportiv.