Në konvikt izolohen të kthyerit nga Turqia, udhëheqësit thotë se kushtet janë të mira

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 12:01 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën e Studenteve e cila është shndërruar në karantinë, në mëngjes janë vendosur edhe 40 persona të tjera të kthyer në Kosovë.

Isak Beha, drejtor i strehimit në këtë qendër i ka thënë Ekonomia Online se të gjjthë këta persona kanë ardhur nga Turqia.

“Në qendrën e Studenteve janë vendosur përafërsisht rreth 50 persona. Dy autobusë sot kanë ardhur nga Turqia nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, Ushtrisë së Kosovës dhe nën përcjelljen e ekipit të IKShP-së. Vendosja e tyre është bërë në konviktin numër 8”.

Kurse gjatë ditës së djeshme në këtë qendër janë vendosur ekipi i delegacionit i boksierëve të Kosovës që kanë ardhur nga Londra.

“Rreth 40 vet kanë ardhur nën përcjellje, të ardhurit janë nga Turqia, ditën e djeshme është vendosur ekipi i delegacionit i boksierëve të Kosovës që kanë ardhur nga Londra”, u shpreh ai.

Ai tha se moshat e personave të vendosur në karantinë janë të ndryshme.

“Sipas informacioneve nuk ka pasur fëmijë ka pasur nën moshë të shtyrë, në moshën mesatare”, tha ai.

Beha theksoi se kushtet në karantinë janë të mira për gjithë personat që janë vendosur.

“Kushtet në të cilat janë vendosur këta persona janë solide dhe të mira sepse qendra e studentëve ka bërë me kohë përgatitjet ka dezinfektuar gjitha hapësira brenda, ka siguruar inventar të ri duke përfshirë batanije, qarqafe, jastëkë dhe gjitha mjetet higjienike”.

Beha tregoi se në rast të përhapjes më shumë të Coronavorusit, Qendra e Studentëve posedon rreth 4 mijë vende.

 “Qendra e studenteve posedon rreth 4 mijë vende, ne kemi përgatitur vendet të mjaftueshme por dhashtë Zoti që për këtë gjë mos t’i shfrytëzojmë të gjitha vendet dhe të ketë sa me pak të ardhur apo të dyshuar me Coronavisur”.

Ai tha se të gjithë personat e vendosur në karantinë janë të vendosur nga një person në dhomë.

“Çdo person është i vendosur në një dhome, nuk kemi persona të bashkuar”, tregoi ai

Në medie u raportua se njëri nga personat e vendosur në karantinë është edhe këngëtari Robert Berisha, i cili ishte ankuar për kushtet higjienike.

Lidhje me këtë Beha thotë se kushtet ku janë të vendosur të ardhurit janë të mira.

“Nuk di çka ka postuar Robert Berisha unë e di që kushtet të cilat janë vendosur të ardhurit janë të mira”, tha ai.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/qendra-e-studenteve-e-gatshme-per-karantine-nuk-ka-ende-vendim-zyrtar/

Të ngjashme