Për shkak të Coronavirusit, Qendra e Studentëve këtë vit ka pranuar 1 600 studentë nga 4 300 sa kishin aplikuar.
Kjo ka ardhur si rezultat i rekomandimeve të IKShPK-së, ku vetëm një student do të vendoset në një dhomë. Kështu ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online, drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.
“Ka përfunduar edhe vlerësimi i të gjitha aplikacioneve të studentëve që kanë aplikuar për të nxënë një vend në Qendrën e Studentëve. Numri i aplikantëve ka qenë 4 300, kurse kapacitet këtë vit janë 1 600 vende për këtë kapacitet që e kemi”.
“Kjo ka ardhur si rezultat i një rekomandimi i Institutit Kombëtarë i Shëndetit Publik, që një student të vendoset në një dhomë, pra e kemi kapacitetin prej 1 600 shtretër”.
Sfishta, tutje ka thënë se përzgjedhja e studentëve është bërë në bazë të kapaciteteve që janë ndarë fakultetet, ku 70% e vendeve janë ndarë për ata student të fakulteteve që përpos mësimit online, mbajnë edhe praktik.
“Kriteret kanë qenë të gjitha të njëjta mirëpo këtë vit, dallimi është bërë në kapacitetet që janë ndarë në fakultet që kanë mësim edhe praktik edhe laboratorik, në dallim prej fakulteteve të tjera që e vazhdojnë mësimin vetëm online, pra 70% e vendeve janë ndarë për ato fakultete që përpos ligjëratave online kanë edhe mësim praktik dhe laboratorik, kurse 30% për ato fakultet që e zhvillojnë mësimin online”.
Ai është shprehur se nga data 23 nëntor fillon vendosja e studentëve, përderisa këtë javë fillon edhe procesi i ankesave.
“Gjatë javës së ardhshme nga data 23 fillon vendosja dhe nga e hëna deri të enjten do të vendosjen të gjithë ata studentë. Konkursi ka qenë i hapur dhe është bërë vlerësimi i aplikacioneve janë dal listat, tash kemi procesin ankesave, i cili është sot dhe nesër në dispozicion të studentëve, dhe nga java e ardhshme fillon vendosja e tyre”.
“Ne kemi marr masa tjera, por jo maska për studentë, të cilat janë për informim ë studentëve dhe do ta nënshkruajnë një deklaratë dhe çdo kat i konviktit është i pajisur me dezinfektues dhe banjot janë të pajisura me shampon dhe janë marr të gjitha masat që kanë dalë nga ekipet vlerësuese”, ka thënë ai, raporton EO.