Gjatë ditës së premte dhe në fundjavë nga Atlantiku do të depërtojë një vorbull ciklonike mbi Itali, që në ditët e fundjavës do të shtojë vranësirat dhe nuk përjashtohet edhe mundësia për reshje shiu dhe bore, ndërsa në vise malore vetëm reshje bore.
Nën kushtet meteorologjike që parashihen për ditët në vijim, me mundësi edhe për mjegull, vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit do të rriten në të pashëndetshme, e gjatë ditës kohë pas kohe mund të zbresin edhe rreth vlerave normale.
18.01 – Në mëngjes ngrica, në vise të ulëta mundësi për mjegull. Kryesisht me vranësira, e vonë në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.
19.01- Të shtunën në mëngjes vende-vende reshje të dobëta bore, e në vise të ulëta mjegull. Ditën vranësira dhe diell.
20.01 – Ditën e diel në mëngjes mjegull në ultësira. Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.
21.01 – Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Kryesisht vranët. Pasdite reshje të dobëta shiu, që në mbrëmje do të shndërrohen edhe në borë.
Temperaturat e ajrit gradualisht do të rriten rreth vlerave mesatare, ndërsa maksimalet edhe përmbi këto vlera. Minimalet do të luhaten nga -8C deri në 0C, e maksimalet në ditët e ardhshme do të rriten deri në +6C, e në fundjavë do të zbresin lehtë në +3C.
Sipas Prishtina Weather, do të fryj erë e lehtë nga jugu-juglindja 1-3m/s. Shtypja atmosferike, do të mbetet stabile, por mbi vlera normale.