Për dallim nga koha e paraluftës, nga viti 1945 deri në vitin 1998, numri i vetëvrasjeve të raportuara është shumë i ulët në krahasim me sot.
“Nga viti 1945 e deri në vitin 1998, në Kosovë zyrtarisht në organet e sigurimit nuk janë shënuar më shumë se dhjetë vetëvrasje. Ishin të rralla, sepse kishte mistere. Familjet patriarkale i deklaronin vdekje të natyrshme”, shkruan gazetari Bajram Mjeku.
Ai shton se as në periudhat mizore të tiranëve serbë, Rankoviq e Millosheviq nuk kishte vetëvrasje, pasi shqiptarët e konsideronin akt i ulët.