Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.