Në bazën ushtarake “Krivolak” që sot deri më 9 korrik mbahet ushtrimi i përbashkët i ARM-së me ushtritë e gjashtë prej vendeve të NATO-s ku marrin pjesë rreth 2,700 ushtarë. “Goditja vendimtare” është ushtrimi më i madh i mbajtur ndonjëherë në vend.
Përveç ushtarëve nga Maqedonia e Veriut, ushtria amerikane do të kontribuojë me 1,300 ushtarë, Mal i Zi me 75, Lituania 10, Bullgaria dhe Shqipëria me nga 25 ushtarë. Do të ketë trajnime për sinkronizimin e forcave për rritjen e ndërveprimit në mes të operacioneve të forcave speciale të vendeve partnere.