Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me drejtoreshën e Hapësirave Publike dhe Parqeve, Donika Çetta, të hënën në kuadër të Ditës së Tokës bënë mbjelljen e pemëve dhe shkurreve shumëvjeçare.
Rama bashkë me Çetën sot kanë mbjellur 40 pemë, në parkun e Ulpiana, ndërsa ditëve në vijim do të mbjellin 300 të tjera, raporton Ekonomia Online.
Përparim Rama, tha se ky aktivitet do vazhdojë edhe ditëve në vijim. Ai uroji nisjen e punimeve të parkut rekreativ në lagjen Ulpiana.
“Urime Dita e Tokës të gjithëve gjendemi këtu në zonën e Dardanisë, faktikisht që është njëfarë mënyre shfrytëzohet edhe prej Ulpianës një park ku edhe bëmë mbjelljen e disa drunjve këtu sot gjithsej këtë javë do mbillen rreth 300 drunjë në pjesë të ndryshme të kryeqytetit është si pjesë e Ditës së Tokës por kjo vetëm d.m.th pjesë e procesit të gjelbërimit të kryeqytetit ishim pak më parë në një zonë tjetër atje në Ulpianë, ku edhe përuruam fillimin e punës të një parku për fëmijë, po ashtu patëm disa diskutime me qytetarë edhe ide të ndryshme për pikat e ndryshme që i nevojiten kësaj zone, këtë proces do ta vazhdojmë edhe në pjesë të ndryshme të kryeqytetit”, tha Rama.
“Kjo nuk është siç e ceka vetëm aktivitet për Ditën e Tokës por është aktivitet që ndodh gjatë tërë vitit Drejtoresha Donika është duke bërë një punë të mrekullueshme në kryeqytet me dizajnimin e pjesëve të ndryshme e po ashtu edhe në bashkëpunim me Hortikulturën pra me ndërmarrjen e gjelbër tash që thirret po e bëjnë një punë të mrekullueshme po i shihni ndryshimin në kryeqytet të gjitha zonat janë më të gjelbra janë më të pastërta tashmë kemi edhe një numër më të madh të luleve që do të mbillen në këtë kohë të pranverës këtu në kryeqytet, pra është iniciativë e cila është pjesë e misionit tonë të transformimit të kryeqytetit”, shtoi i pari i Prishtinës.
Ndërsa, drejtoresha e Hapësirave Publike dhe Parqeve, Donika Çetta, ftoj qytetarët për iniciativa të tilla që të mbrohet mjedisi dhe hapësirat publike.
“Sot festojmë Ditën e Tokës kjo mbjellje është vetëm simbolike në fakt pjesë e procesit tonë vjetor të mbjelljes dhe implementimit regjenerimit të hapësirave të gjelbërta gjithsej në këtë javë do të mbillen rreth 300 drunjë në shkolla hapësira publike përreth trotuareve në vendet ku ka më së shumti ka nevojë. Kjo ditë festohet duke bërë ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve se toka dhe ekosistemet e saj na japin jetën dhe ushqimin, andaj ftoj edhe qytetarët e tjerë për iniciativa të tilla sado të vogla të cilat mbrojnë mjedisin dhe njëkohësisht edhe kryeqytetin tonë”, tha ajo.