Në kuadër të projektit “Aktiviteti i Kontratës Sociale” në bashkëpunim me USAID, Ferizaj diskutoi bashkë me qytetarë e zyrtarë komunal

Prishtinë | 19 Mar 2024 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Ferizajt, vazhdon diskutimet bashkë me qytetarët, zyrtarët komunal, si dhe përfaqësues të USAID-it në kuadër të projektit “Aktiviteti i Kontratës Sociale.

Kjo punëtori ka për qëllim fuqizimin e mekanizmave dhe praktikave ekzistuese të pjesëmarrjes publike në vendimmarrjen lokale për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetareve që jetojnë në Komunë, raporton Ekonomia Online.

“Shumë shpejt pritet të hartohet dhe finalizohet “Agjenda e Kontrates Sociale” për Komunën e Ferizajt dhe Plani i Veprimit, zbatimi i te cilave do te perkrahet në dy vitet e ardhshme nga Aktiviteti i USAID Kontrata Sociale”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Duke ndodhur: Punëntoria konsultuese e qytetareve dhe zyrtareve të Komunës së Ferizajt

Vazhdon punëtoria me qytetarët, zyrtarët komunal, si dhe përfaqësues të USAID-it në kuadër të projketit “Aktiviteti I Kontratës Sociale” i cili ka për qëllim fuqizimin e mekanizmave dhe praktikave ekzistuese të pjesemarrjes publike në vendimmarrjen lokale për të permiresuar cilesine e jetës së qytetareve që jetojnë në Komunë.

Në këtë punëtori po diskutohet për identifikimin e praktikave më të përshtatshme për zgjidhjen e problemeve/kerkesave lokale.

Shumë shpejt pritet të hartohet dhe finalizohet “Agjenda e Kontrates Sociale” për Komunën e Ferizajt dhe Plani i Veprimit, zbatimi i te cilave do të përkrahet në dy vitet e ardhshme nga Aktiviteti i USAID Kontrata Sociale.

Të ngjashme