Në Leposaviq mashtronte shtetasja e Serbisë, mblidhte para për një vajzë të sëmurë pa autorizim

Prishtinë | 22 Tet 2021 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të mashtrimit në Leposaviq, ku një shtetase femër shtetase e Serbisë ka raportuar se pa autorizimin e saj  e dyshuara shtetase e Serbisë, po mblidhte para për vajzën e saj të sëmurë që banon në territorin e Republikës së Kosovës pa leje qëndrim.

Rasti ka ndodhur më 20 tetor në ora 13:00.

“Ankuesja femër shtetase e Serbisë ka raportuar se pa autorizimin e saj e dyshuara shtetase e Serbisë, po mblidhte para për vajzën e saj të sëmurë që banon në territorin e Republikës së Kosovës pa leje qëndrim”, thuhet në raport.

E dyshuara është  arrestuar dhe gjatë marrjes në pyetje ajo pranoi se edhe më parë kishte mbledhur para për një person tjetër, e të cilat i kishte keqpërdorur.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme