Leposaviq, gjendet një i vdekur në lum

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Të premten është gjetur një person pa shenja jete në një lum të fshatit Mosnice të Leposaviqit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Raportohet se në një lum në fshat është gjetur një trup pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme