Në Lipjan, të dëmtuarit kërkojnë kompensimin e dëmeve nga breshëri

Prishtinë | 06 Qer 2018 | 10:59 | Nga

Komuna e Lipjanit s’ka publikuar raportin për dëmet nga breshri.

Madje në disa raste komisioni për vlerësim të dëmeve nuk ka dalë fare në terren, e banorët zyrtarisht kanë kërkuar mbështetje nga Komuna për kompensime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Më 5 maj të këtij viti shiu dhe breshëri më së shumti u kanë shkaktuar dëme fshatrave Sllovi, Gadime, Magurë dhe Gllogovc, ndërkohë në fshatin Sllovi është dëmtuar edhe rruga e fshatit.

Përveç saj, reshjet dhe rrjedha e lumit Gushevci patën depërtuar edhe nëpër bodrume të shtëpive të banimit, mirëpo komisioni për vlerësim të dëmeve nuk i ka vizituar të gjitha familjet.

Ekrem Neziri, banor nga fshati Sllovi, ka thënë se reshjet e shiut, breshëri dhe rrjedha e lumit Gushevci i kanë shkaktuar dëme prej rreth 30 mijë eurosh në oborr, në bodrum të shtëpisë, në pajisje të amvisërisë etj, ndërkohë që komisioni për vlerësim të dëmeve nuk e ka vizituar asnjëherë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme