Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka publikuar një listë me emrat e “organizatave kriminale serbe dhe drejtuesve të tyre”, duke kërkuar arrestimin e tyre.
Në listën që Muja e ka publikuar në Facebook, përmendet Mbrojtja Civile, e cila sipas tij është formuar nga Goran Rakiq, Igor Simiq, Slavko Simiq, Millosh Perovic, Nenad Gjuriq dhe Stevan Pavicević
Në mesin e emrave përmendet edhe ai i djalit të Presidentit serb Aleksandar Vuciq, Danilo Vuçiq.
Muja emrin edjalit të Vuçiqit e renditi tek “organizatat e djathta ekstremiste të lidhura me Rusinë, SPC dhe SANA, Patrulla Popullore, (Damjan Knezheviq, Danilo Vuçiq – djali i Presidentit të Serbisë dhe Aleksandar Filipoviq)”.
Brigada Veriore e formuar nga Andrija Vuçiq (vëllai i presidentit Aleksandar Vuçiq), Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviq dhe Radula Steviq”, ka shkruar Muja.
“(1) Civilna Zaštita (Mbrojtja Civile) që janë krijuar nga Goran Rakić, Igor Simić, Slavko Simić, Miloš Perović, Nenad Djurić dhe Stevan Pavičević, 2) Severna Brigada (Brigada e Veriut) që është krijuar nga Andrija Vučić (vëllau i Presidentit serb), Milan Radoičić, Zvonko Veselinović dhe Radule Stević, (3) Oragizatat e ekstremit të djathtë të lidhura me Rusinë, Kishen Ortodokse Serbe dhe Akademinë e Shkencave të Serbisë – Narodna Patrola (Damnjan Kežević, Danilo Vučić (djali i Presidentit serb) dhe Aleksandar Filipović. Dihet që Presidenti serb Vučić, vëllau i tij Andrija, djali i tij Danilo, Shefi i BIA Aleksandar Vulin dhe Ministri i Brendshëm Bratislav Gašić janë duke e bërë këtë lojë”, ka shkruar Muja.