Në Llapnasellë ndërtohen gjashtë objekte për raste sociale dhe çiftet e reja

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 14:33 | Nga

Kryetari i Graçanicës Srxhan Popoviq dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës Ivan Todosijeviq kanë vendosur gurëthemelin për ndërtimin e ndërtesave të destinuara për njerëzit me  sociale dhe çiftet e reja në Llapnasellë

Projekti financohet nga MAPL në bashkëpunim me komunën e Graçanicës.

Në këto objekte do të ndërtohen gjashtë ndërtesa me gjithsej 24 njësi banimi (një ndërtesë do të ketë katër apartamente) për çiftet e martuara dhe personat me nevoja sociale.

Afati përfundimtar për përfundimin e ndërtimit është tre muaj dhe përdoruesit e apartamenteve do të përzgjidhen përmes kartës së strehimit social, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme