Ndihmës ministri i Shëndetësisë i Malit të Zi, Miro Knezheviç, njoftoi se në këtë vend janë regjistruar 29 raste me coronavirus.
Ai për Televizionin e Malit të Zi (TVCG) tha se në këtë vend tani për tani ka mjaftueshëm respiratorë.
“Të dhënat më të reja tregojnë se kemi 29 raste pozitiv në Malin e Zi, nga të gjithë të testuarit 207 janë negative”, tha Knezheviç, shkruan AA.
Ai i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat qeveritare për të evituar përhapjen e virusit, duke theksuar se nga shtëpia duhet dalë vetëm kur është e domosdoshme.