Në territorin e Komunës së Malishevës, sot ka filluar fushata e korrje shirjeve.
Në Malishevë me grurë janë mbjellë 38 780 hektar, 36 hektarë me tërshërë, 18 hektarë me elb dhe 4.8 hektar me thekër. Për realizimin e fushatës së korrje shirjeve, janë angazhuar 36 autokombajna, ndërsa çmimi i korrjes për një hektar është 100 euro, i përcaktuar nga ministria dhe ky çmim është duke u respektuar.
Shtabi komunal i formuar nga drejtoria për bujqësi, do ta përcjellë në tërësi fushatën e korrje shirjeve.