Në Malmo u mbajt Festivali i Poezisë dhe Muzikës krijuese në Diasporë

Prishtinë | 24 Nën 2019 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të organizimeve për “Ditët e Kulturës Shqiptare”, në Malmo të Suedisë të shtunën u mbajt “Festivali i poezisë dhe muzikës krijuese në Diasporë”.

Ky festival u organizua nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Unionin e Shoqatave Shqiptare në Suedi.

Në emër të ministrit Dardan Gashi, mysafirët i ka përshëndetur këshilltari i tij politik, Muhamet Selmani, ndërsa të pranishëm ishin edhe këshilltari z.Arian Demiri dhe drejtoresha e Departamentit për Qendrat Kulturore në diasporë, Shyhrete Kastrati.

Në këtë festival që kishte edhe karakter garues, me pozitë e tyre u paraqitën mbi 25 poetë, shkrimtarë dhe kompozitorë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Europë.

Me këtë rast u zgjodhën edhe tri poezitë fituese të festivalit si dhe dy vendet e para për muzikë.

Vendi i parë për poezi i takoi Sadik Krasniqit me poezinë “Kafka ime”, ndërsa vendi i parë për kompozim muzikor i takoi kompozitorit Ahmet Vella për këngën” Elegji për UÇK-në”.

Ndërsa çmimi i nderit Kosovë Regjë Balaj, iu nda Sadullah Zeneli Daja, për kontributin e tij si shkrimtar e studiues, si dhe për angazhimin e tij në unionin shoqatave shqiptare në Suedi.

Të pranishëm në këtë organizim ishin edhe Sami Piraj nga MKRS-ja si dhe Fatmir Rrahmanaj sekretar i parë i ambasadës së Kosovës në Suedi.

Të ngjashme